Një lajm tronditës raportohet nga QSUT, ku një foshnje e prekur me koronavirus ka ndërruar jetë.

Foshnja vetëm 16-muajshe nga qyteti i Durrësit, pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë.

Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i paqartë, por foshnja me inicialet A.K., ishte infektuar nga koronavirusi dhe më pas kishte pësuar hemoragji.

Ky është rasti i parë i një fëmije të prekur me koronavirus që ndërron jetë në vendin tonë.