LOS ANGELES, 31 mars 2013– Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Phil Ramone, producenti amerikan muzikor i cili ka punuar me emra të mëdhenj të muzikës botërore.
Ai ka qenë ndër më të suksesshmit në histori pasi ka fituar 14 çmime Grammy, dhe ka punuar me yje si Ray Charles, Bob Dylan, Elton John dhe Paul McCartney.
Lindur në Afrikën e Jugut, Ramone kishte mësuar violinën që në moshën 3-vjeçare. Ai u bë qytetar amerikan 12 vjeç, dhe në 1958 hapi studion e tij të regjistrimit.
Çmimi i fundit Grammy është marr në 2012 kur ai fitoi albumin më të mirë të vokalit Pop të prodhuar, albumin e Tony Bennett, Duets II.
Ramone do të mbetet në mendje dhe si producenti që solli artistët e mëdhenj bashkë në duete, si Frank Sinatra dhe Bono, apo Tony Bennett dhe Paul McCartney.
79-vjeçari ndodhej në spital për disa javë ku po trajtohej për aortic aneurysm. Djali i tij, Matt Ramone konfimoi vdekjen.





