Angli, 29 maj 2014 – Manchester United në zi. Eshtë shuar në moshën 85-vjeçare pronari amerikan Malcolm Glazer, familja e të cilit e bleu klubin legjendar anglez në Majin e vitit 2005 për 790 milionë Paund, pavarësisht protestave të shumta në atë kohë nga tifozët. Megjithatë historia e suksesit për Djajtë e Kuq vazhdoi, duke fituar nën drejtimin e Malcolm Glazer 5 tituj kampionë në Premier League, si dhe trofeun e Championsit në vitin 2008.

Lajmi për ndarjen nga jeta të biznesmenit 85-vjeçar u dha fillimisht përmes një deklarate nga skuadra e futbollit amerikan, Tampa Bay Buccaneers, që ashtu si United, është në pronësi të familjes Glazer. Pavarësisht ndarjes së Malcolm Glazer nga jeta, nuk pritet ndonjë pasojë negative në skuadrën që së shpejti do të ketë trajnerin Van Gaal në stol, duke qënë se familja e biznesmenit amerikan zotëron 90% të aksioneve.

Të tre djemtë e lindur në Neë York, Bryan, Joel dhe Avram janë pjesë e bordit në kupolën drejtuese të United. Përsa i përket suksesit përtej kontinentit europian, Tampa Bay Buccaneers me pronar dhe president Malcolm Glazer që prej vitit 1995, ka arritur triumfin e vetëm në Super Boël, 12 vjet më parë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/