FUSHË-KRUJË– Një 42 vjeçar i cili vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës ka ndërruar jetë mesditën e sotme.

Policia e Qarkut të Durrësit deklaron se shtetasi Agron Tahiri ka shfaqur shqetësime shëndetësore dhe është vënë në lëvizje personeli i burgut për ta dërguar në spital.

Rrugës për në spital Tahiri mësohet se ka ndërruar jetë. Ai rezultonte i dënuar për akuzën e trafikimit të drogës me 7.5 vite burg.

Policia dhe prokuroria kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.