Një turist gjerman ka humbur jetë mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë si pasojë e sulmit në zemër.

Mësohet se shtetasi 75-vjeçar me origjinë gjermane kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai ka humbur jetën në hotelin ku po akomodohej.

Dyshimet e para nga autoritetet janë se gjermani ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.