Një fëmijë 1-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi familjarët e harruan mbyllur në makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sidney, Australi ndërkohë që temperaturat jashtë shkonin deri në 35 gradë Celsius.

Sipas raportimeve të medieve vendase, fëmija ishte lënë i lidhur në ndenjësen  e tij.

Nuk dihet ende se për sa kohë qëndroi i vogli brenda makinës, por në momentin që u thirrën shërbimet e emergjencës, ishte shumë vonë për të.

Nuk dihet ende kush e kishte lënë vogëlushin në makinë, pasi e ëma e kishte lënë nën kujdesin e familjarëve.