Ndërron jetë Xhemil Tagani, aktor i njohur i Teatrit dhe kinematografisë. Aktori Xhemil Tagani ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Biografia: (1945-2020) Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare
U lind më 6 shkurt të vitit 1945. U dallua per zerin e tij karakteristik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjese e orga nikes se ketij institucioni derisa del ne pension. Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua per aftesite e tije organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese , huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq. Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet “Fytyra e dyte”, “Nen dritat e skenes”, “Duke u gdhire viti 145, “Monserrati”. “Komunistet”, “Shtepia me dy porta” e te tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj.
Jo rrallehere aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e vecorive komike te personazheve, vecse pa humbur vertetesine dhe natyrshmerine e te shprhurit te tyre. Perdorte me hijeshi dhe efekt zhargoni n tiranas te te folurit, sikunder u vu re dukshem ne misherimin qe i beri rolit te Qazim Mulletit ne komedine “Prefekti” te B. Levonjes (1974) qe mbetet nga realizimet me te mira te tije; ose shfrytezonte ne menyre te frytshme kundershtite komike qe ofronte situata ne raportet midis karakterit dhe veprimit te tij si me rolin e Jorgos te drama “Doktori pacient” te R. Pulahes. Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe nje numer te konsiderueshem në kinematografi. Spikati vecanerisht ne rolin e priftit te “Perralle nga e kaluara” (1987) si dhe me rolin e beut te “Toke e pergjakur” (1976). Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension. Nderron jete me 4 janar 2021.
Kinematografi
- 1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.
- 1969 – Perse bie kjo daulle;
- 1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);
- 1976 — Tokë e përgjakur (Beu);
- 1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;
- 1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);
- 1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);
- 1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);
- 1989 – Kush eshte vrasesi;
- 1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;
Teatër
- 13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)
- 27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi);
- 04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);
- 04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);
- 18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)
- 1974 — “Prefektin” e Besim Levonjes
- 1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;
- 20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);
- 11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);
- 1976 – Epoka para gjyqit;
- 24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës (.Samiu); “Komunistet”
- “Karavidhet” (daje Ceni);
- 01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)
- “Kryqi i bardhë”
- “Zbutja e kryeneces”