Seanca e sotme parlamentare pritet të zgjasë deri në orën 12 të natës.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend në një interpelancë me ta në lidhje me ngjarjet e ndodhura, përfshirë edhe çështjen Ahmetaj.
Ndërkohë pak minuta më parë kryeministri Edi Rama është shfaqur me ministren Belinda Balluku duke inspektuar akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.
Këtë fakt e ka përmendur edhe opozitari Gazmend Bardhi në Kuvend ku shprehet:
“Ishte duke bo shëtitje me Belën me makinë, po po me makinë, po bënte shëtitje në plazh. Ju ka lënë ju roje këtu deri në 12 të natës të votoni”.