Ish-ministri i Brendshëm ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe njoftoi se mund të hetohej si një qytetar i thjeshtë.
Por duket se jo të gjithë e kanë pasur mendjen tek mandati i Saimir Tahirit apo te ligjet e miratuara në Kuvend. Deputetja e qarkut të Durrësit, Nora Malaj ka shpërndarë çokollata tek të gjithë kolegët e saj, brenda dhe jashtë parlamentit, pasi festonte ditëlindjen e bashkëshortit.
Fotot pikante janë shpërndarë nga fotografi Agim Rama.





