Katër raste ndërtimi pa leje ka konstatuar policia vetëm ditën e djeshme në qarkun e Durrësit, dy prej të cilave në qytetin e Durrësit, një në Shijak e një në Krujë.
Ndaj pronarëve të objekteve, policia ka referuar materialet procedurale në ngarkim të tyre në Prokurori në bazë të nenit 199/a i Kodit Penal.
Katër rastet:
*Më datë 16.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.M. vjeç 59, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
*Më datë 16.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.A, vjeç 60, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 8, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
*Më datë 16.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.M, banuese në Shijak, pasi dyshohet se në Shijak, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
*Më datë 16.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.K, banuese në fshatin Arameras, pasi dyshohet se, në Fushë-Krujë, u kap ndërtuar një mur rrethues, pa leje.





