Hetuesit kanë kërkuar burg dhe heqjen e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Gjithashtu pretenca është dhënë edhe për ndërtuesit Blerti Liçaj , 2.6 vite burg dhe Gëzim Feta, me 2 vite heqje lirie. Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, prokuroria thotë se është vërtetuar falsifikimi i dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht më datë 24 mars 2010 dhe 15 korrik 2010 nga Gjika e Dardha.
Sipas grupit hetimor në rastin e parë janë prodhuar të dhëna të rreme për një pallat 13-katësh në një zonë ku nuk lejohet. Vendi për të cilën sipas këtij dokumenti të rreme i është lejuar kryerja e ndërtimit në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit “Petro Marko”. në vendin e quajtur “Tre Rasat”.
Ndërsa në rastin e dytë sipas Prokurorisë është dhënë një leje ndërtimi brenda territorit të Portit Detar, gjë që ka rënë ndesh me ligjin. Gjatë dhënies së pretencës, Gjika nuk ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore. Më 22 tetor do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes.
/gazeta-Shqip.com/





