Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas njoftimit të Delegacionit të Bashkimit Europian, se përmes programit 15 milionë euro #EU4Schools, do kontribuojë në rindërtimin dhe rikonstruktimin e 22 shkollave në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin, falë të cilit do përfitojnë rreth 7500 nxënës.

Në një postim në Facebook, Balla shpreh mirënjohjen për Bashkimin Europian për mbështetjen që i jep Shqipërisë.

“MIRËNJOHJE BE PËR MBËSHTETJEN

Delegacioni i Bashkimit Europian njofton se, përmes programit 15 milion euro #EU4Schools, do kontribuojë në rindërtimin dhe rikonstruktimin e 22 shkollave në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, Kavajë, Kamëz, Krujë dhe Kurbin, falë të cilit do përfitojnë rreth 7500 nxënës.

Zyra e BE në Tiranë bën me dije se më shumë shkolla dhe ndërtesa te tjera të prekura nga tërmeti do të rindërtohen dhe rikonstruktohen falë 100 milion eurove shtesë të alokuara nga Komisioni Europian.”, shkruan Balla.