Komisioneri Valhelyi ka folur në lidhje me kampusin që do të ndërtohet në Tiranë nga kolegji i Europës.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se se kjo do ta ndihmojë Tiranën të bëhet edhe më popullore, teksa tha se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan.
“Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa.
Nuk kam përgatitu fjalë, por jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore.
Ai që do ndërtohet edhee nga pikëpamja arkitekturore do jetë diçka që do ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan.