Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, thotë se se reformat e ndërmarra në vend po japin rezultate konkrete dhe po rrisin besimin e partnerëve ndërkombëtarë ndaj institucioneve publike në vend.
Sipas tij, shembulli më i fundit është marrëveshja e arritur mes OSHEE Group dhe BERZH për financimin e ndërtimit të një nënstacioni të ri energjetik në qendër të Tirana.
Ai thekson se projekti me kapacitet 110/20 kV do të ndërtohet në nëntokë, duke garantuar standarde më të larta sigurie dhe një furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetin dhe zonat përreth.
Ministri i Energjisë shprehet se investimi kap vlerën e 22.5 milionë eurove dhe është në përputhje me Planin e Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit “Green Cities” të BERZH-it.





