Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit.
Masivi i dheut ka dëmtuar murin mbrojtës të betonit duke mbuluar themelet e pallatit. Policia e Vlorës ndodhet në këtë zonë, duke njoftuar dhe policinë ndërtimore por dhe duke parë lejen e ndërtimit të ndërtuesit të këtij pallati.
Sipas banorëve të zonës së Ujit të Ftohtë, nëse nuk merren masa, reshjet e shiut do bëjnë që masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.