Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë.
Rama shkruan se punimet për këtë investim infrastrukturor kanë progresuar me ritme shumë të mira duke mundësuar tashmë shkurtimin e distancës kohore për udhëtarët.
“Vijon puna për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për qarkullimin rrugor, por dhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Punimet kanë progresuar me ritme shumë të mira dhe aktualisht më shumë se sa gjysma e aksit të rrugës Korçë-Ersekë mund të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke shmangur udhëtimin nga aksi i vjetër dhe shkurtuar distancën kohore”, shkruan Rama.