Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, i cili kishte ndërtuar pa leje një objekt në Bisht Kamzë si dhe kishte vendosur shezlongë dhe çadra në bregdet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi në Bisht Kamzë, Durrës, kishte ndërtuar një ndërtesë prej druri pa lejen e organeve kompetente dhe kishte vendosur disa shezlongë dhe çadra në bregdet.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës, për veprime të mëtejshme.