3tetor 2015 – Policia nuk fal as banorët e fshatit që po ndërtonin xhaminë në mënyrë vullnetare. Ajo ka shoqëruar në komisariat 3 persona, të cilët po kryenin punën për ndërtimin e xhamisë 120-vjeçare, e cila ishte amortizuar tërësisht. Bëhet fjalë për xhaminë në fshatin Kullaj në Shkodër.
Banorët janë revoltuar nga ky veprim, duke thënë se është abuziv. “Si ka mundësi që të kërkojnë sigurime për një ndërtim vullnetar, me vlera shpirtërore për ne?” ishte reagimi i tyre. Punëtorët janë lënë të lirë, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të angazhohen deri në ngritjen e plotë të xhamisë.
/portali DurresLajm/





