Shanin dhe ofendonin arbitrat dhe lojtarët e ekipit të futbollit Vllaznia B dhe thirrjet së policisë për të pushuar nuk i janë bindur.
Tensionet e shkaktuara gjatë ndeshjes së futbollit i kanë futur në telashe 3 banorë të Shijakut.
Policia e Durrësit sqaron se "shtetasit A.M. 18 vjeç; B.P. 38 vjeç dhe E.G. 32 vjeç, të tre banues në Shijak, në stadiumin e Shijakut, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit rreth orës 14:00 – 16:00, midis ekipeve të Erzenit dhe Vllaznia B, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar sharjet dhe ofendimet ndaj arbitrave dhe futbollistëve të ekipit mik".
Gjithashtu u kryen proçedurat e konstatimit në bazë të urdhërit Nr.998 datë 04.10.2017 te DPPSH “Për përbërjen, detyrat, proçedurat dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të shqyrtimit të kundravajtjeve administrative dhe Komisioni të shqyrtimit të ankesave në lidhje me veprimtaritë sportive” dhe nenit 49, pika 2 të Ligjit Nr.79/2017 “Për Sportin", për shtetasin F.K. 19 vjeç, banues në Shijak.





