16 të vdekur dhe 5 të plagosur! Ky është bilanci tragjik i një ndeshje futbolli në burgun shtetëror të Cieneguilla në Meksikën qendrore.
Edhe pse futbolli luhet për të krijuar marrëdhënie sa më të mira mes palëve, diçka e tillë nuk mund të thuhej për këtë përballje.
Ishte konsideruar si sfidë miqësore, por përballja mes rivalë të kartelave të drogës të Gjirit dhe Los Zetas nuk ishte aspak e tillë. Një përleshje e madhe shpërtheu në fushë, duke lënë pas viktima, të plagosur dhe të shokuar. 15 persona humbën jetën në fushë-betejë, teksa një tjetër ndërroi jetë në spital.
Pas episodit të dhunshëm, policia sekuestroi katër armë, 20 thika, dy çekiçe dhe një palë gërshërë. Besohet se sendet e forta ishte kontrabanduar në burg gjatë vizitave nga familjarët e pjesëtarëve të grupit.
Meksika ka një histori të gjatë përplasjesh vdekjeprurëse në burg. Në tetor, gjashtë të burgosur u vranë në një burg në shtetin Morelos.
Në shtator, shteti Nuevo Leon mbylli burgun famëkeq “Topo Chico”, vendi i shumë vrasjeve ndër vite. Në shkurt të vitit 2016, 49 të burgosur vdiqën atje gjatë trazirave kur u përplasën dy fraksione të kartelit Zetas.





