Një incident ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Elbasanit dhe Egnatias, kur një tifoz ka rënë nga tribuna dhe ka pësuar dëmtime. Ndeshja është ndërprerë për rreth 10 minuta.

Sipas informacioneve, tifozi i dëmtuar është Vullnet Gjuzi, banues në Rrogozhinë. Ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoambulanca ka hyrë në fushë për të ndihmuar të plagosurin dhe për ta dërguar në spital.