Inter po përgatitet të mirëpresë Barcelonën të martën, e vlefshme për Champions League dhe sipas Il Corriere dello Sport, kjo përballje mund të vendosë një rekord të ri përsa i përket shitjeve të biletave në futbollin italian.
Duke marrë parasysh se më shumë se 67 mijë tifozë ishin të pranishëm në fitoren e Interit 5-0 ndaj Genoas të shtunën pasdite, atëherë kjo mund të nënkuptojë se më shumë se 155 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur supersfidën me Barcelonën.
Aktualisht zikaltërit po kalojnë një formë të shkëlqyer dhe një fitore të martën do sillte entuziazëm në ambientin zikaltër.





