Një gjyqtarë ka treguar autoritetin e tij duke shpërndarë 6 kartonë të kuq në një ndeshje ku shënohen 7 gola. Futbolli është i paparashikueshëm, të gjithë e dimë këtë, por kjo ndeshje mund të hyjë në historinë e sportit si ngjarja më e çmendur sportive që kemi parë ndonjëherë.
6 kartonë të kuq, 7 gola, 4 prej të cilave i ka shënuar një lojtar, si dhe një përmbysje rezultati në minutat shtesë. Ndeshja e vlefshme për OFC Champions League, garë kjo e shumë e ngjashëm si ai evropian por për skuadrat e Oqeanisë, vuri përballë njëra tjetrës Kiei FC, kampioni i Samoas, me kampionët dhe favoritët e Nadi FA. Të dy skuadrat mbetet me nga 8 lojtarë, ndërsa fitore shënoi skuadra mysafire me rezultat 3:4.





