Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka dal ditën e sotme në konferencë për mediat në prag të sfidës me Kroacinë.

Silvinho u shpreh se për kuqezinjtë është një eksperiencë e madhe të luajnë përballë ekipeve me kaq emër si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Ai theksoi se Shqipëria do të jetë në nesër në fushë për të luajtur dhe do të bëjnë gjithçka për të fituar.

“Luajmë me ekipet më të mira, mësojmë nga këto ndeshje, do bëjmë më të mirën që mundemi, është gëzim që të luajmë kundër ekipeve, që kanë lojtarë të nivelit të lartë teknik dhe është e mrekullueshme që të luajmë më këto skuadra. Nuk do heq dorë as në kohën shtesë, kjo është ajo çfarë do bëjmë. Ne e kemi respektuar Italinë dhe e kemi qenë në lojë deri në fund. Ndoshta nesër do të fitojmë, kushedi, por do jemi aty për të luajtur”, tha ai.