20shtator 2015 – Veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dënohen deri në 15 vite burg.

Në këto kushte, të gjithë tifozët në stadium, duhet të kenë shumë kujdes që të mos jenë subjekt i ndonjë shkeljeje, sepse në të kundërt rrezikohen që të kenë akuza të forta mbi shpinë, shkruan gazeta Shekulli.

Ky vendim për të konsideruar çdo veprim si akt terrorist dhe shkelje të sigurisë, kombëtare ka brenda edhe faktin se stadiumi është ambient publik dhe rrezikshmëria është e lartë e ndonjë veprim ndëshkohet shumë rëndë.

Një veprim i tillë është marrë për të parandaluar çdo çmenduri të mundshme në stadium dhe jashtë tij. Ndërkaq, FSHF edhe një herë tjetër kërkon nga tifozët qetësi. Në një postim të vetin në rrjetet sociale FSHF kërkon:

“Të dashur miq, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka një lutje për të gjithë ju! Kurrsesi nuk duhet të bëjmë gjeste në ndeshjen Shqipëri-Serbi më 8 tetor 2015. Ne kemi kulturë dhe nuk duhet të bëjmë veprime të tilla kur të këndohet himni i kundërshtarit siç reklamohet nga mediat antikombëtare, përkundrazi kthimi i shpinës do të na shtyjë në një tension që në minutën e parë të ndeshjes. Jemi të vetëdijshëm që është një gjest antisportiv dhe nuk sjell paqe. A kemi kulturë? A e duam kombëtaren? Atëherë le të sillemi si qytetarë”, thuhet në shkrimin e Kombëtares Shqiptare”, shkruhej në postimin e faqes zyrtare të Kombëtares Shqiptare.

/portali DurresLajm/