Një gol i shënuar nga portieri i Teutës, Shpëtim Moçka, në minutën e ’95, ka përmbysur rezultatin e ndeshjes kundër Partizanit.
Goli surprizë i Moçkës, padyshim që ka shokuar djajtë e kuq të cilët ishin në avantazh e ka habitur drejtuesit dhe shokët e skuadrës së Teutës.
Gentian Begeja u shpreh se djemtë e detit kanë luftuar përballë një skuadre të fortë si ajo e Partizanit. Sipas tij, pavarësisht vështërsive me të cilat u përballën futbollistës e Teutës, ata nuk u dorëzuan dhe luajtën deri në fund.
Për trajnerin e të kuqve, Sulejman Starova ishte një ndeshje e shkëlqyeshme por që skuadren e tij e penalizoi terreni i vështirë për të dalë në lojën më të mirë.
PRONONCIMET E TRAJNERËVE:





