Pas fitores minimale 0-1 ndaj Egnatias në transfertë ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini i cili ka analizuar këtë triumf të skuadrës durrsake:
“Ishte ndeshje e rëndësishme kjo për ne pas humbjes me Tiranën. Pikët ishin të rëndësishme, ishim cinikë dhe morëm atë që dëshironim gjatë gjithë javës. Këto ndeshje për aspektin psikologjik janë të rëndësishme. I kushtuam kujdes dhe fazës mbrojtëse, kemi fituar sigurinë për këtë ndeshje se është rrugë e gjatë.
Egnatia është ekip simpatik, luan mirë me topin na vuri disa herë në vështirësi. Na mungoi pasi i fundit gjë që mund të rrezikonim dhe në pjesën e parë. Duhet të ishim në kontroll me topin, nuk duhej të pësonim gol. Pjesa e parë i përligjet asaj humbjes së parë me Tiranën.
Ne ndeshjen me Tiranën, kemi pësuar gola elementare, ne nuk kemi nënvlerësuar asnjë nga të dyja skuadrat. Është e rëndësishme që të rikthehemi në fushën tonë, kur luajmë në shtëpi kemi tifozët mbështetjen e tyre. Kur një ekip që luan në fushë asnjëanëse ekipi tjetër sulmon më tepër.”