Barcelona dhe Boka Zhuniors do të bëjnë një ndeshje miqësore në nder të Diego Armando Maradonës, më 14 dhjetor në stadiumin “Mrsool Park” në Rijad të Arabisë Saudite.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi katalanas me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj duke lajmëruar dhe këtë ndeshje miqësore për të kujtuar “El Pibe de Oro”-n i cili ka shkëlqyer me fanellat e të dyja ekipeve.
Kampioni argjentinas ka luajtur nga viti 1982 deri në 1984 me fanellën blaugrana ndërsa me Bokan është aktivizuar në vitin 1986 deri në 1997.
Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 pas një ataku kardiak që e shkaktoi nga ai sulmi në tru që kishte kaluar përpara se të ndërronte jetë.





