Kombëtarja kuqezi është grumbulluar ditën e sotme në Durrës, aty ku do të përgatitet për dy ndeshjet e Europa League ndaj Bjellorusisë më 4 shtator dhe ndaj Lituanisë më 7 shtator. Për këto ndeshje bie në sy rikthimi pas më shumë se një viti i Armando Sadikut, i cili këtë sezon ka qenë padyshim një nga sulmuesit shqiptarë më në formë, por pandemia e shtyu rikthimin e tij në kombëtare.Ditën e sotme elbasanasi është shfaqur para medieve, ku ka folur për sfidat e radhës dhe të ardhmen e tij, kur kujtojmë se ai është lojtar i lirë, pas akordit për të ndërprerë kontratën me Levanten.

“Ndihem shumë mirë, kënaqësi të vesh fanellën e kombëtares. Shpresoj ta ndihmoj. Ambienti është i njëjtë, janë disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto ndeshje, që me Bjellorusinë. I kemi kualitetet. Duhet ta marrim seriozisht, që nga fillimi. Sot nuk ka skuadra të lehta. Duhet të luajmë fort dhe të marrim tre pikët. Në letër jemi favoritë, por duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht nga fillimi. I kemi kualitetet për të zënë vendin e parë”, tha Sadiku.

Nderkohe Qazim Laçi, mesfushori dibran që luan në Francë me Ajaccio, është ftuar për herë të parë në kombëtare dhe për këtë ndihet mirë. 24-vjeçari e pranon se konkurrenca është e madhe, ndërkohë që thekson se është krenari e madhe për të që të veshë fanellën kuqezi.

“Shumë konkurrencë për të ardhur në kombëtare. Niveli është rritur, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Luftohet për një vend. E njoh ekipin, e kam parë këto kohë. Me disa kam luajtur me Shqipërinë U21 dhe e di si është konkurrenca.“Do ishte krenari të luaj me Shqipërinë. Ka vite që e pres. Do ishte ndjenjë e mirë për mua. Kam luajtur me moshat dhe do ishte akoma më mirë të luaja me ekipin A. Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim. Me rëndësi është të marrim rezultate pozitive në vazhdim”.“Ajaccio në Ligue 2? Nuk ishte diçka e mirë për ne, mund të ngjiteshim në Ligue 1. Federata franceze e anuloi kampionatin dhe nuk u ngjitëm në fund. Kishim shanse të ngjiteshim. Objektivi im është të luaj në elitë. Mundohem të arrij sa më lart” – tha ai gjate konferences per shtyp.