Njerku 20 vjeçar i një fëmije vetëm 3 vjeç i ka djegur të miturit pjesët intime, për të parandaluar që ky i fundit të vazhdonte të urinonte në shtrat.
Ngjarja shokuese është regjistruar në Paraguaj, ku sipas bestytnive, kur fëmijët e vegjël urinojnë në krevat duhet t’i mbash ata sipër flakëve, pasi kjo praktikë i frenon ata ta përsërisin të njëjtin veprim.
Ngjarja është filmuar me celular nga një kalimtar, i cili kishte frikë të ndërhynte, por e filmoi episodin në mënyrë që t’ia paraqiste policisë si provë.
Hetuesit kanë arrestuar njerkun e të miturit dhe po hetojnë për të zbuluar nëse vogëlushi ka rënë pre e dhunës edhe më parë.
Në pamjet shokuese që po bëjnë xhiron e botës dëgjohen qartë ulërimat e të miturit, por kjo se ndalon njerkun e tij të vazhdojë ritualin e nisur.
Gjatë marrjes në pyetje, para hetuesve, njerku është mbrojtur duke deklaruar se nuk ka bërë asgjë të keqe kundër thjeshtrit të tij. I mituri është lënë tashmë nën kujdestarinë e gjyshes së tij.





