Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në futbollin brazilian gjatë ndeshjes Botafogos dhe Flamengos.
Pasi u rrëzua në fushë, futbollisti Tikuinjo Soares iu drejtua arbitrit për të akorduar faull.
Por ai vendosi të vazhdonte lojën duke revoltuar futbollistin.
Ky i fundit filloi me protestat duke u ndëshkuar me dy kartonë të verdhë radhazi.
Pasi Luis Kastro nxorri kartonin e kuq, Soares e goditi me kokë.
Ky veprim i dhunshëm me siguri do të konvertohet në një dënim të rëndë për lojtarin brazilian.





