Një ngjarje e pazakontë në kategoritë inferiore të futbollit italianë, në ndeshjen Castel San Niccolo-Fortis Arezzo, ku një prej lojtarëve të ekipit vendas ka goditur arbitrin e ndeshjes pasi është ndëshkuar me kartonin e kuq. Ishte minuta e 70 e ndeshjes dhe miqtë po fitonin me rezultatin e thellë 0-4, e natyrisht që presioni mbi vendasit ishte i madh.
Një prej lojtarëve të Castel San Niccolo kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit dhe u ndëshkua me kartonin e kuq, por për të ky ishte një ndëshkim mjaft i rëndë dhe fare i padrejtë. Lojtari me numër 11 i ekipit vendas i drejtohet arbitrit dhe pa u menduar dy herë e godet atë me shkelm. Por, pas këtij reagimi ndeshja nuk mund të vazhdonte më dhe arbitri vendos për ndërprerjen e saj.