TIRANË – Një 33-vjeçar ka humbur jetën sot në kryeqytet i asfiksuar nga gazrat e lëshuara nga mangalli me qymyr. 

Ngjarja e rëndë është shënuar në Qesarakë, afër “Freskut” në Tiranë. Sipas burimeve policore 33-vjeçari, Dalip Gurici është gjetur i vdekur në banesë, pasi ishte asfiksuar nga qymyri. 

Në këto ditë të ftohta Gurici kishte menduar të shfrytëzonte mangallin me qymyr për ngrohje, duke mos menduar se gazrat helmuese të lëshuara prej tij do t’i shkaktonin vdekjen.

Policia ka konfirmuar se vdekja e te riut ka ardhur si pasojë e asfiksisë.