Një automjet në Maryland, SHBA ka shpërthyer në flakë pasi shoferi vendosi të pastronte duart me dezinfektues teksa po pinte cigare. Ngjarja ndodhi pasditen e së enjtes në qendrën tregtare Federeal Plaza.
Në tokë kishte rënë një pikë dezinfektues dhe kur shkundi cigaren në tokë ndodhi shpërthimi i flakëve. Pamjet e helikopterit treguan zjarrfikësit që po përpiqeshin të shuanin flakët që kishin përfshirë automjetin tip “Toyota Camry”.
Shoferi pësoi djegie të shkallës së parë dhe të dytë në duar dhe kofshë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa automjeti u shkrumbua tërësisht.
“Përdorimi i pastruesit të duarve dhe pirja e duhanit është një kombinim i keq në zona të pa ajrosura si një makinë,” tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.





