Një 46-vjeçare nga fshati Sulzotaj i Divjakës, ka mbetur e plagosur teksa banesa e saj u përfshi nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 dhe nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme pasi 46-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Në banesën e shtetasit Sh. H., ka rënë zjarr, ku si pasojë ka marrë djegie të lehta shtetasja R. H., 46-vjeçe, e cila po mjekohet në spitalin e Lushnjes”-thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





