Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar në Dimal, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Krotinë.
Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.