Një 67-vjeçar është proceduar penalisht për zjarrvënie të qëllimshme në fshatin Zejmen të Lezhës.

Sipas policisë, i moshuari me iniciale L.M., ka ndezur zjarr afër banesës së tij për të djegur mbeturina, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe pemë në kodrën e fshatit.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në kodrën e fshatit Zejmen,  procedohet penalisht autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

L.M., 67  vjeç, banues në fshatin Zejmen ,Lezhë, pasi ka ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.