Një 59-vjeçar u arrestua pasi ndezi zjarr në fshatin Kllojkë të kryeqytetit.

Policia thotë se ditën e djeshme, rreth orës 12:40, është marrë njoftim se kishte rënë zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës” dhe flakët po përhapeshin me shpejtësi.

M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë, kishte ndezur zjarr në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ku ishin djegur disa pemë ulliri dhe u rrezikuan 5 banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.