Një person është vendosur nën hetim nga policia pasi ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë në fshatin Mbyet të Fierit.
Dhe si pasojë e flakëve janë djegur 120 rrënjë ulliri të fqinjit të tij me iniciale K.B.
Njoftimi i policisë:
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. A., pasi në fshatin Mbyet, ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 120 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit K. B.





