Bashkia fton qytetarët nesër, më 6 dhjetor, në ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së fundvitit në sheshin “Liria”. Aktiviteti nis në orën 17:00 dhe do të shoqërohet me koncert festiv dhe muzikë, duke hapur zyrtarisht atmosferën e festave në qytet.
“Ejani të festojmë së bashku ndezjen e dritave ✨ të pemës simbol të festave të fundvitit 🎄 në një koncert plot atmosferë festive dhe muzikë. Ju mirëpresim nesër, 🗓️ datë 6 dhjetor, ⏰ ora 17.00, 📍 sheshi “Liria”, njofton bashkia nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.






