Ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se është krenare që mbikqyri në terren dhurimin e ndihmës së SHBA me pajisje mjekësore për personelin shëndetësor shqiptar.
Ajo thotë se është po ashtu krenare për dhurimin ndaj Shqipërisë që është aleate e SHBA-së.
Më parë lajmin e bëri të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, e cila falenderoi Yuri Kimin për këtë ndihmë.
STATUSI NGA YURI KIM:
“Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”. Ambasadore Yuri Kim





