TIRANË, 12 prill 2013 –Shumë shpejt, duke marrë parasysh dhe nevojat aktuale, qeveria turke do të fillojë punën për ndërhyrjet në rrjetin e disa urgjencave dhe në gjysmën e dytë të vitit 2013 për pajisjen e spitaleve rajonale me autoambulanca të kompletuara brenda parametrave bashkëkohorë për dhënien e ndihmës së shpejtë, ka deklaruar koordinatori për Shqipërinë i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Jahja Gulseven gjatë një takimi me ministrin e ri të Shëndetësisë Halim Kosova.

Ndërkohë, po me ndihmën turke, ka përfunduar krijimi i dhomës së endoskopisë në poliklinikën nr. 2 dhe kabineti i neuelektrofiziologjisë në qendrën shëndetësore të Paskuqanit. 

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/