Një djalë i vogël ka shpëtuar nga dhuna nënën e tij, të cilën po e rrihte babai në ambientet e shtëpisë. Rasti është regjistruar në një familje shqiptare në Greqi, ku në momentin e dhunimit, fëmija i pranishëm në shtëpi i është drejtuar ballkonit dhe ka kërkuar ndihmë nga fqinjët.

“Ndihmë, babi po rreh mamin”, është dëgjuar vogëlushi të bërtasë. Menjëherë pas ngjarjes fqinjët kanë lajmëruar policinë, dhe kjo e fundit ka thyer derën duke shpëtuar edhe gruan e re.

Shqiptari 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, ndërsa gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi të dielën në drekë në Tripoli.