Ish-gardiani Tërpo Gjamo, 47 vjeç, u arrestua sot pasi ishte person në kërkim, i dënuar për shpërdorim detyre.
Ai akuzohet se më 23 nëntor të vitit 2013 nuk zbatoi rregullat e sigurisë në burgun e Drenovës, prej nga u arratisën 7 vetë, disa prej tyre me burgim të përjetshëm.
Mes të arratisurve ishte dhe Admir Tafili, i akuzuar për vrasje për gjakmarrje. Gjamo është dënuar me 1.2 vite burg.