Këngëtarja më famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ripostuar në profilin e saj në Instagram, videon e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në këtë postim shfaqen pamje të Kopshtit “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet, i cili është rindërtuar me fondet e mbledhura nga fushata e organizuar nga fondacioni i Dua Lipës.

Dua Lipa gjithmonë ka treguar me krenari se është shqiptare dhe ndjek me vëmendje ndryshimet në Shqipëri.

Kopshti i rindërtuar “Sunny Hill” në njësinë nr 5 në kryeqytet tashmë është gati të mirëpresë 300 fëmijë.

Këngëtarja e famshme Dua Lipa, ishte ndër të parat personalitete që iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, “Adopto një Kopsht” pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.