Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana ka dekoruar reperin e njohur, Capital T për kontributin e dhënë për shqiptarët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Lajmin e ka zbuluar vetë reperi përmes një postimi në Instagram ku falenderon edhe Arbanën pë vlerësimin.

“Tërmeti i fundit në Shqipëri ishte ndër katastrofat natyrore më të mëdha dhe më vdekjeprurëse në vendin tonë dhe të gjithë ne dhamë kontributin maksimal në cfarë kishim mundësi. Ndër ta isha dhe unë, ku me këtë rast bashkia më e prekur, ajo e Shijakut më nderoi me dekoratë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj kryetarin e bashkisë Elton Arbana për respektin dhe ta uroj për punën e mrekullueshme.”

Këngëtari i njohur ofroi strehim në Kosovë për familjet që u prekën nga tërmeti si edhe u pagoi të gjitha shpenzimet. Gjithashtu ai dërgoi ndihma në Shqipëri me pako ushqimor për të mbijetuarit.