Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte në Libani së bashku me UNICEF në kuadër të një misioni për bamirësi ku qëndroi 3 ditë dhe u njoh nga afër me vështirësitë me të cilat përballen familjet refugjate në kampet e strehimit.

Dua publikoi në Instagram disa foto e video nga Libani, e bashkëngjitur me to shkruante se “kjo përvojë bëri që t’i hapeshin sytë për situatën aktuale që po kalojnë refugjatët”, ku ka marrë mijëra pëlqime e komente ku bie në sy çfarë shkruan një shqiptar .

"Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë refugjatë në Kosovë vuajnë, se janë pa shtëpi, pa bukë. Sërish ti shkon në Lindjen e Mese për të ndihmuar arabët, por harron njerëzit e tu", ishte komenti i ndjekësit në “Twitter”.

"Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që nga 2016-ta. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që është bërë deri tani përmes website-it", i përgjigjet Lipa.