Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Dy të rinj të shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës janë arrestuar në qytetin e Cërrikut. Mësohet se dy të arrestuarit janë Olsi Hysa 28 vjeç, banues në Belsh Elbasan dhe Ali Jahja 27 vjeç banues në fshatin Kaja, Belsh.

Ata akuzohen për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”. Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër.