6 nëntor 2015 – Dy shqiptarë dhe një turk janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Taip Bardhi 64 vjeç, banues në Tiranë, Ismet Hamitllari, 61 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe turku Ismail Koparan 68 vjeç, banues në Turqi.
 
Sipas policisë, këta 3 persona duke përfituar nga mungesa e regjimit të vizave për hyrjen e shtetasve turq në Shqipëri, në bashkëpunim favorizojnë hyrjen e tyre në formën e pritësit e garantit dhe në vijim i ndihmojnë në formën e dhënies ndihmë dhe favorizimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë.

Qëllimi është kalimi i paligjshëm i kufirit në drejtim të Hungarisë (shtet Schengen) dhe më pas depërtimi në hapësirën e shteteve Schengen dhe të BE-së.

Në këmbim të ndihmës, 3 personat e arrestuar merrnin një përfitim prej 3600 eurosh.

/S.L. portali DurresLajm/