Mbrëmjen e së mërkurës janë vënë në pranga dy mjekë dhe një infermier në Fier.
Arrestimi i mjekëve dhe infermierit erdhi pasi ata dyshohet se ndihmuan Nuredin Dumanin.
Nuredin Dumani u gjet i plagosur mbrëmjen e së martës në një apartament në Fier, ku dhe nga pamjet e bëra publike në media ai shihej të ishte i fashuar.
Arrestimi i mjekëve erdhi pasi ata nuk kallëzuar në polici se ku fshihej Dumani, i cili dyshohet se qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt automjetit me të cilin po lëvizte Talo Çela. Arrestimi i mjekëve dhe infermierit u bë pas këqyrjes së kamerave të zonës.





